Reali ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Alaves-it, në takimin e javës së 20-të, që u zhvillua në stadiumin "Mendizorrotza".
Real Madridi e kreu punën për 45 minutat e parë, kur tri herë shënuan në portën e Alaves-it.
Madrilenët importuan tre pikë të rëndësishme në luftë për kreun e tabelës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/23/auto_3c3bbfe59646dab973847bb88ac3d653o21611438488.jpg)
Karim Benzema
Golat i shënuan Casemiro (15'), Benzema (41' e 70'), Hazard (45'+1').
Alaves nuk kishte mundësi të bëjë më shumë përveç se të realizon një gol në minutën e 59-të, duke iu falënderuar futbollistit Joselu.
Real Madridi renditet në vend të dytë me 40 pikë, me dy ndeshje më shumë dhe katër pikë me pak se lideri i kampionatit spanjoll, Atletico Madrid dhe Alaves zë pozitën e 17-të me 18 pikë të mbledhura.
Listës së shënuesve, En Nesyri i prin me 12 gola, duke lënë pas Messin e Barcelonës me 11 gola, Suarezin (Atletico M.) 11, Benzema (Reali) 10, Moreno (Villarea) 10 gola etj.