Monaco ka triumfuar ndaj Marseille në kuadër të xhiros së 21-të të Ligue 1.
Edhe pse mysafirët dolën në avantazh të parët, ata nuk ia dolën të mbanin ndeshjen nën kontroll.
Ishte Radojnic në minutën (12’) që i dha Marseille avantazhin.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin, 0-1 në favor të Marseille.
Pjesa e dytë, Monaco zhvilloi një ndeshje fantastike.
Maripan barazoi shifrat në minutën (47’).
Këtë ndeshje debutoi edhe Arkadiusz Milik, i cili nuk mundi të bëj dallimin.
Tchouameni në minutën (75’) i dha vendasve avantazhin. Ndërsa goditjen përfundimtare e dha, Stefan Jovetic në minutën (92′).
Tani, Monaco qëndron në pozitën e katërt me 39 pikë total, ndërsa Marseille mban pozitën e gjashtë me 32 pikë.