Trajneri i Olympique de Marseille, Andre Villas-Boas, ka konfirmuar largimin e Morgan Sanson tek Aston Villa.
Morgan Sanson shquhet si njëri nga mesfushorët më të mirë në Ligue 1, dhe javën e fundit spekulohej se Aston Villa kishte siguruar shërbimet e tij por që nuk kisthe asgjë zyrtare.
Marseille e humbi ndeshjen ndaj Monacos, në ndeshje nuk u paraqit Sanson, dhe gazetarët pyetën teknikun portugez për mungesën e tij.
“Sanson nuk kishte ndërmend të luante, pasi klubi vendosi ta linte të shkonte. E pyeta Morganin nëse e kishte mendjen për të luajtur. Ai tha ‘Zotëri, kjo është e vështirë për mua'”, tha ai.
“Kështu që i thashë se po e lija jashtë ndeshjes. Dhe pastaj ai u largua nga grumbullimi i ekipit dhe klubi e lejoi atë të largohej për në Aston Villa”, shtoi ai.
Sanson do të transferohet në Aston Villa për një shumë prej 18 milionë euro.