Elbasan Rashani është larguar nga futbolli norvegjez pas disa viteve të kaluara aty.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës karrierën do ta vazhdoj në futbollin turk tek skuadra Erzurumspor.
27-vjeçari u largua nga skuadra norvegjeze Odds BK pas një kohe të gjatë, pasi i kishte skaduar kontrata.
Edhe pse kishte disa oferta, Rashani vendosi që karrierën ta vazhdoj te Erzurumspor.
Ai tani ka mbërritur në Turqi ku Erzurumspor i ka shprehur mirëseardhje, teksa zyrtarizimi i tij dhe prezantimi tek ekipi i ri bëhet gjatë ditës së sotme.
Reprezentuesi kësisoj bën një hap të madh në karrierën e tij, ndërsa synimi i tij është ta ndihmojë Erzurumin për t’iu shmangur rënies.
Ve aleyna aleykümselam güzel yüzlü kardeşim.
— ERZURUMSPOR.Net ?? 2️⃣5️⃣ Sadece #ERZURUMSPOR (@Erzurumspor_Net) January 23, 2021
Dadaşlar diyarına hoş sefa geldin.
Bekliyoruz...?⚪️???️?? pic.twitter.com/g82pLJq6xn
Gjithsesi detajet e kontratës dhe ato financiare ende nuk janë bërë të ditura.