Stephan El Sharaawy nuk ka lajme të mira në rikthimin e tij në Itali.
Sipas, “Tuttomercatoweb.com”, El Sharaawy ka rezultuar pozitiv dhe nuk do të mund të mbajë testet mjekësore që ishin paraparë këtë mëngjes në orën 9:00 tek “Giallorossët”.
El Sharaawy ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testimin e tij të fundit, ai është izoluar dhe është duke ndjekur protokollin anti-COVID-19.
Sipas artikullit, pas El Sharaawyt, tek Roma kanë rezultuar edhe dy raste pozitive të stafit pas ndeshjes ndaj Spezias.