Serie A rikthehet sot me një program të ngjeshur me ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të.
Juventus, Napoli e Lazio do të zhvillojnë ndeshje sot kundër ekipeve përkatësi si Bologna, Verona e Sassuolo.
Juventus pret në shtëpi skuadrën e Bologna, ku nëse arrin sot të arkëtojë tre pikë, do ta ruante hapin me skuadrën e Milan-it që pësoi humbje mbrëmë kundër Atalantas me rezultat 0:3.
Napoli do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Hellas Verona, kurse Lazio do të përballet kundër Sassuolos.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në Serie A.
12:30 Juventus (6) – Bologna (13) (Stadiumi Allianz)
15:00 Genoa (16) – Cagliari (17) (Stadiumi Luigi Ferraris)
15:00 Verona (9) – Napoli (5) (Stadiumi Marcantonio Bentegodi)
18:00 Lazio (7) – Sassuolo (8) (Stadiumi Olimpico)
20:45 Parma (19) – Sampdoria (10) (Stadiumi Ennio Tardini)