Juventus do të ketë përballë Bolognan në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.
Pas humbjes së Milanit nga Atalanta dhe barazimit të Interit me Udinesen, Juventusi kërkon të shfrytëzojë këtë mundësi që të afrohet kreut të tabelës.
Lajm i mirë për “Bianconerët” është rikthimi i mbrojtësit Matthijs de Ligt, i cili është i gatshëm për këtë ndeshje pas shërimit nga COVID-19.
Alex Sandro dhe Paolo Dybala nuk do të jenë të gatshëm për ndeshje, ndërsa tek Bologna mungon Gary Medel.
Formacionet zyrtare të klubeve
Juventus: Szczesny, Chiellini, Bonucci, Danilo, Cuadrado, Bentancur, Arthur, Bernardeschi, McKennie, Ronaldo, Kulusevski.
Bologna:Skorupski, De Silvestri, Danilo, Tomiyasu, Dijks, Schouten, Svanberg, Soriano, Orsolini, Barrow, Vignato.