Do të jetë sfida mes Juventus dhe Bologna që do të hapë të dielën e Serisë A, me dy skuadrat që do të sfidohen në Allianz Stadium në12:30.
Pas suksesit në Superkupën e Italisë kundër Napoli-t, bardhezinjtë kanë rastin të kapin Atalanta-n në vendin e katërt.
Pirlo ka grumbulluar edhe De Ligt, i cili ka rezultuar negativ ndaj Covid (do ta nisë nga stoli).
Surpriza është lënia në stol e Morata-s dhe Chiesa-s, me Kulusevski-n që do të luajë në krah të Cristiano Ronaldo-s në sulm. Në fushë nga minuta e parë edhe Chiellini me Bernardeschi-n.
Formacionet zyrtare
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Danilo; McKennie, Bentancur, Arthur, Bernardeschi; Kulusevski, Ronaldo.
BOLOGNA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Tomiyasu, Danilo, Dijks; Schouten, Svanberg; Orsolini, Soriano, Vignato; Barrow.