FC Prishtina ka arritur ta fitojë Superkupën e Kosovës në futboll për edicionin 2019/20 pasi mposhti 3:1 kampionen në fuqi, Dritën.
Falë golave të Zybës, Krasniqit e Shillovës, Prishtina ngriti në qiell për herë të dhjetë këtë trofe.
Futbollisti i ekipit kryeqytetas, Leonit Abazi është zgjuar mëngjesin e sotëm me trofeun e Superkupës në shtrat.
Një fotografi të tillë e kishte realizuar sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Aktualisht, ekipi i Prishtinës po qëndron në Turqi, atje ku po kryen përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror..