Dele Ali mungoi në fitoren e Totenhemit ndaj Shefilld Junajtidit fundjavën e shkuar si pasojë e një dëmtimi në kavilje. Dhe Jose Mourinho konfirmoi se mesfushori i tij do të jetë në dyshim edhe për duelin e Kupës FA kundër Uajkomb ditën e hënë.
Dele Ali nuk ka luajtur një ndeshje titullar në kampionat që prej javës së parë të sezonit. 24-vjeçari është përfolur për një përplasje me trajnerin dhe mund të largohet nga “Spërsat”, me ish-trajnerin Pochetino i cili dëshiron ta transferojë te Parisi.
Por trajneri portugez thotë se mungesa e tij e fundit në skuadër është për shkak të një dëmtimi.
“Dele Ali nuk është stërvitur gjatë ditëve të fundit. Ai ka një problem të vogël në tendinë dhe nuk jam shumë i sigurt nëse do të jetë edhe për Uajkomb”.