Pasi kanë afruar të rinj të shumtë në ekip, që kanë rritur entuziazmin dhe dëshirën për të fituar,së fundi drejtuesit e Milani janë vënë në kërkim të lojtarëve me eksperiencë, për të kompletuar edhe më shumë ekipin.
Kështu pak ditë më parë me skuadrën u bashkua sulmuesi veteran kroat, Mario Mandzukiç, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin Italian, por edhe në arenën ndërkombëtare, ndaj pritet të jetë një vlerë e shtuar në rrugën drejt titullit kampion.
Së fundi Maldini ka nisur kontaktet me francezin Samir Nasri, i cili është aktualisht pa skuadër, pasi ka prishur kontratën me Anderlechtin.
Fantazisti 33-vjeçar ka një eksperiencë të madhe me klube si Arsenal, Manchester City, Sevilla, etj., ndërsa te Milani e shohin si lojtarin ideal për të zëvendësuar turkun Hakan Calhanopglu në raste mungesash.