St.Pauli pas fitores së javës së kaluar me rezultat 3:2 në konak të Hannover-it, sot si vendas e mposhtën me 2:0 Regensburg-un, në kuadër të javës së 17-të të Bundesliga II.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit standard, dha maksimumin.
Ai i dha siguri mbrojtjes dhe në anën tjetër sulmi ishte në element, duke realizuar dy herë, falë golave të Burgstaller (27') e Marmoush (49').
Futbollisti Albion Vrenezi u paraqit deri në minutën e 61-të për Regensburg por të pa forcë kundër St. Paulit në stadiumin "Millerntor" në Hamburg.
Regensburg renditet në vend të 13-të me 20 pikë, ndërsa St. Paul ngrihet në të 16-tën me 16 sosh.