Pas fitores së vështirë në Kupën e Italisë, Lazio rikthehet për të kërkuar triumfin edhe në kampionat.
“Shqiponjat” romake do të duelojnë sot me një rival mjaftë të vështirë si Sassuolo.
Lazio mbanë pozitën e shtatë në tabelë, teksa ndiqet pikërisht nga rivalët e saj të ditës së sotme që janë në vendin e tetë.
Trajnerët kanë zgjedhur edhe formacionet me të cilat do të nisin takimet.
Vedat Muriqi që realizoi golin e parë me fanellën e Lazios në kupë, sot do e nis ndeshjen nga stoli bashkë me Thomas Strakoshën.