Robert Lewandowski shënon disa arritje të tjera statistikore në karrierën e tij.
“Bomberi” polak i Bayern Mynihut shënoi sot kundër Shalke 04 golin e 500-të në karrierë duke u bërë i katërti futbollist në aktivitet që arrin një shifër të tillë.
Yjet e tjerë që e kanë kaluar këtë shifër janë Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç.
32-vjeçari vendosi dhe dy rekorde të tjerë në Bundesligë.
Ai bëhet futbollisti i parë që shënon në 8 ndeshje radhazi jashtë fushe të kampionatit gjerman si dhe në 11 përballje radhazi me Schalken, ai ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.