Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Elche-s, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Manuel Martínez Valero" në Elche.
Futbollisti de Jong realizon në minutën e 39-të dhe Ricard Puig në atë të 90-tën, për fitoren e Barcelonës.
Barcelona u paraqit pa Lionel Messin, padyshim që ishte një hendikep i madh për ta.
Megjithatë, ata importuan tre pikë të vlefshme. Pas javës së 20 në kampionatin spanjoll, Barcelona renditet në vend të tretë me 37 pikë por ka dy ndeshje më shumë dhe 7 pikë me pak se kryesuesi Atletico Madrid.