Klubi Futbollistik “Arbëria” po vazhdon qëndrimin në Antalia të Turqisë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror të kampionatit. Djelmoshat e Arbnor Morinës po zhvillojnë edhe disa duele miqësore në kuadër të përgatitjeve.
“Stuhia e Kuqe” ka barazuar në miqësoren e sotme kundër Akademija Pandev (1:1).
Përforcimi i ardhur te lipjanasit në këtë afat kalimtar të janarit, Marclei Cezar-Santos realizoi për Arbërinë, ndërkohë golin për maqedonët e realizoi ish-lojtari i Shkëndijes dhe kombëtares maqedonase, Marjan Radeski.
Arbëria pas dy ditësh luan edhe takimin e radhës përgatitor kundër skuadrës ukrainase, FC Minaj.