Drin Ymeri është futbollisti i radhës që ka ndryshuar ambient për stinorin pranveror.
Sulmuesi i ri gjatë vjeshtës u paraqit tek skuadra e Vitisë, me të cilën pati sukses të madh duke u renditur në fund në pozitën e tretë tabelore, shkruan Olle.
Por ndryshimet që ndodhin në merkato dhe kërkimi i minutave më të shumta dhe sfidave të reja bënë që futbollisti të ndryshonte ambient.
Tashmë, Ymeri do të luaj tek skuadra e 2 Korrikut.
Ai është bashkuar me “verdhë e kaltërtit” e kryeqytetit në fillim të këtij muaji teksa ka luajtur në takimet miqësore dhe ka udhëtuar me skuadrën në Durrës për të kryer fazën përgatitore.
2 Korriku do të synoj mbijetesën në Ligën e Parë.