Manchester United ka arritur të fitoj ndeshjen e 1/16 së finales në FA Cup përballë kampionëve në fuqi të Premierligës, Liverpoolit.
Në një përballje ku u shënuan pesë gola, i takoi “Djajve të Kuq” që triumfuan 3:2.
Sajti i njohur “Whoscored.com” ka vlerësuar dy sulmuesit e skuadrave, Marcus Rashfordin dhe Roberto Firminon me notat më të lartë, atë 8.1.
Lojtari me notën më të ulët te “Reds” ishte mbrojtësi i qendrës, Williams që mori notën 5.4.
Ndërkaq, Xherdan Shaqiri që luajti në dhjetë minutat e fundit, u vlerësua me notën 6.0.
Ishte Mohamed Salah që hapi serinë e golave në minutën e 18-të, për ta barazuar më pas Greenwood në të 26-tën.
Për ta përmbysur rezultatin u desh të pritej minuta e 48-të që të realizoj Marcus Rashford.
Por, megjithatë “Reds” nuk u dorëzuan. Egjiptiani, Mohamed Salah “tundi” rrjetën për herë të dytë në këtë ndeshje dhe për t’i barazuar shifrat.
Golin e fitores dhe kualifikimit tutje, Unitedi e arriti falë, Bruno Fernandesit që realizoi super-gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 78-të..