Martin Odegaard pritet të jetë lojtari më i ri i Arsenalit.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Odegaard do udhëtojë sot në Londër për tu nënshtruar testeve mjekësore para transferimit tek Arsenali.
Real Madrid ka nënshkruar dokumentacionin e nevojshëm që mundëson huazimin e norvegjezit në Londër.
Odegaard është autorizuar zyrtarisht nga “Los Blancos” që të kryejë testet mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtar i ri i “The Gunners”.
Opsioni i blerjes nuk përfshihet, huazimi do të jetë i thjeshtë.