Elbasan Rashani është lojtari më i ri i skuadrës turke, Erzurumspor.
Sulmuesi kosovar ishte pjesë e skuadrës norvegjeze, Odd, ku kishte regjistruar 92 paraqitje dhe kishte shënuar 15 gola.
Rashani ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën turke dhe do të bashkohet mënjëherë me skuadrën, lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur skuadra përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Për Kosovën, Rashani ka regjistruar 18 paraqitje dhe ka shënuar kater gola.