Skuadra e Malishevës ka fituar duelin e parë miqësor në Antalia të Turqisë, ku po i kryen përgatitjet për stinorin pranveror.
Skuadra që militon në Ligën e Parë të Kosovës arriti fitore të pastër ndaj 21-vjeçarëve të Vorskla Potlavës
Rezultati i këtij takimi ishte 2-0 në favor të Malishevës.
Të dy golat e ekipit të drejtuar nga Arsim Thaqi u realizuan në pjesën e dytë.
Altin Aliu ishte i pari që realizoi, teksa pas tij topin në rrjetë e çoi edhe Edon Koxha.