Tetë raste pozitive me koronavirus në Premierligë

Futboll

Tetë raste pozitive me koronavirus në Premierligë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:38
Foto Ilustrim

Premier League ka konfirmuar se tetë raste pozitive të koronavirusit janë regjistruar në javën e fundit të testimit.

Kjo është sa gjysma e numrit të regjistruar të rasteve pozitive javën e kaluar.

Rezultatet u morën gjatë dy raundeve të testimit të 2,518 lojtarëve dhe stafit të klubit.

Ato përfaqësojnë një rënie tjetër në rastet pozitive.

Më së shumti raste të regjistruara kanë qenë midis 28 dhjetorit dhe 3 janarit, gjithsej 40 raste pozitive me koronavirus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat