Gjatë merkatos së janarit, Valon Behrami pritet të largohet nga Genoa.
“Sky Italia” raporton se Zeniti i Shën Petersburgut është i interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar. 35-vjeçari ka një vit që luan te Genoa, ku ka regjistruar 30 paraqitje në Serie A.
Në dy dekadat e fundit, Behrami ka pasur karrierë të bujshme duke luajtur tek disa skuadrat më të njohura evropiane si, Lazio, Napoli, West Ham, Fiorentina, Watford e Udinese.
Po ashtu, Behrami ka marrë pjesë katër herë në kampionatin botëror të futbollit.