Ylli i PSG-së, Neymar ka ndërtuar formacionin më të mirë të klubit në histori.
Braziliani zgjodhi sistemin e formacionit në 4-3-1-2, derisa disa prej tyre janë pensionuar.
Neymar në portë zgjodhi Gianluigi Buffon, që tani është pjesë e Juventusit, për të cilin tha se është idoli i tij dhe ka mësuar shumë nga ai.
Ndërsa, ndodhen edhe yjet e tjerë si Alves, Ibrahimovic dhe Luiz dhe disa legjenda, si Beckham, Ronaldinho dhe Maxwell.
Formacioni më i mirë në histori të PSG-së zgjedhur nga braziliani Neymar:
Buffon; Alves, Alex, Luiz, Maxwell; Beckham, Motta, Nene; Ronaldinho; Weah, Ibrahimovic.