Skuadra e Fernebahces ka fituar takimin e radhës në Superligën e Turqisë.
Fenerbahce ka mposhtur Kayserisporin me rezultatin e thellë 3:0.
Thiam, Samata dhe Cisse realizuan në fitoren e radhës për ekipin e Bulut.
Në Superligën e Turqisë ka tre pretendentë për titull, që nuk po i ndahen njëri-tjetrit në renditjen tabelare.
Në vendin e parë qëndron Besiktas me 44 pikë, ndërkohë Fenerbahce ngjitet në vendin e dytë me 42 pikë pas fitores së sotme. Top treshën e renditjes e mbyll, Galatasaray me 39 pikë.