Mirel Josa është trajneri i ri i ekipit të Kukësit. Josa vjen në vend të Hallaçit që zëvendësoi Skënder Gegën.
"Klubi i futbollit “Kukësi” njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë.
Tekniku kryeqytetas ka arritur marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës.
Ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21,” thuhet në komunikatën zyrtare të klubit verilindor..