Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi kërkon shkpëutjen e kontratës me skuadrën e Arsenalit. Mbrojtësi shqiptarë që përfaqëson kombëtaren e Gjermanisë, ka zhvilluar vetëm 43 minuta në Premierligë dhe nuk është në planet e Mikel Arteta-s.
Kontrata aktuale e Mustafit skadon në qershor, ndërsa mund të shkëput kontratën me dëmshpërblim, ose të pres merkaton e verës, kur do të jetë agjent i lirë.
Nga Arsenali deri me tani janë larguar lojtarët si Ozil, Sokratis dhe Masej duke shkëputur kontratën dhe e njëjta mund të ndodh me Mustafin.
Aktualisht “Topçinjtë” janë tani të fokusuar në transferimin e Martin Odegaardit nga Real Madridi në formë huazimi.