Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca ka thënë se është ambientuar shpejtë në qytetin e Ankarasë, ndërsa ka vlerësuar lart futbollin elitar të Turqisë.
Ai për “luzernzeitung.ch” ka thënë se presioni në Turqi është më i madh pa shikues sesa në Zvicër me shikues.
“Në Turqi ka më shumë presion pa tifozë sesa në Zvicër me shikues”, ka thënë 23-vjeçari.
Futbollisti kosovar te Ankaraguçu u transferua në shtator të vitit të kaluar nga skuadra zvicerane, Luzern.
Këtë edicion në Superligën e Turqisë ka luajtur 14 ndeshje, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.