Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për ndeshjet gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësuesit e klubeve të cilët përzgjodhën dhe goglat në shortin e lirë.
Ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën, më 27 janar, në Kompleksin Internacional në Pezë Helmës. Drejtuesi i Sektorit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, menjëherë pas shortit i komunikoi klubeve dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve.
Gjysëmfinalet për grupmoshën U-17:
Sh.F. Pepa – Akademia e Futbollit / E mërkurë, Kompleksi Internacional
Vora – Shënkolli / E mërkurë, Kompleksi Internacional
Gjysëmfinalet për grupmoshën U-19:
Vllaznia – Shënkolli / E mërkurë, Kompleksi Internacional
Partizani – Tirana / E mërkurë, Kompleksi Internacional.