Futbollisti i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria është bërë objektivi i ekipit anglez, Tottenham Hotspur, raporton L’Equipe.
Kontrata e argjentinasit skadon në verë dhe ende nuk ka diçka konkrete rreth rinovimit të saj me klubin parisien.
Lexo Edhe:
Mustafi do të largohet nga Arsenali, e konfirmon babai i tij Kujtim Mustafi
Por, kjo lëvizje mund të anulohet nga vet Di Maria. Kjo pasi që argjentinasi në vitin 2014 pati nënvlerësuar klubin londinez.
“Dhemb shumë kur ti çdoherë e bën më të mirën tënde dhe dëgjon se mund të shkosh në Tottenham” – pati thënë Di Maria për Marcan.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ish-yllit të Real Madridit, i cili mbush 33 vjeç muajin tjetër.
Di Maria është pjesë e PSG-së që nga viti 2015, ndërsa në 160 paraqitje ka shënuyar 49 gola, duke qenë prej lojtarëve më të rëndësishëm në “Parkun e Princave".