Fernando Jorente ka vendosur të largohet nga Napoli, teksa do të vazhdojë karrierën diku tjetër.
Sulmuesi nuk po arrinte të gjente dot hapësira te skuadra e Gatuzos dhe për këtë arsye vendosi të largohet, teksa do të vazhdojë karrierën te një tjetër skuadër italiane.
Sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshjen për të kaluar te Udineze, teksa ditën e sotme i është nënshtruar edhe vizitave mjekësore me skuadrën e re.
Jorente është një njohës i mirë i kampionatit italian, pasi përveç Napolit, në të kaluarën ka luajtur edhe me Juventusin, dhe pritet të japë një ndihmë të madhe për Udinezen në arritjen e objektivave të skuadrës.