Gomez udhëtoi në Spanjë që të kryejë testet mjekësore te Sevilla dhe do largohet pas një zënke me trajnerin.
Pavarësisht raporteve të këqija, Gasperini ka falënderuar argjentinasin dhe i ka uruar suksese.
“I ka dhënë shumë Atalantas. i ka ndihmuar të rritet”.
“Besoj që skuadra tani është në pozitë që të ecën vetë dhe të përmirësohet. I uroj më të mirat”.
“Është transferuar te një skuadër e fortë që luan në Ligën e Kampionëve. Është fazë e mirë për të, eksperiencë e mirë. I uroj më të mirat”, tha ai.
Gomez me Sevillan do nënshkruajë kontratë trevjeçare me vlerë tre milionë euro për sezon.