Sipas informacionit të raportuar nga SporBild, Thomas Tuchel është rrugës për në Londër, ku do të bashkohet me Chelsea me një kontratë 18-mujore (plus opsionin për 12 muaj të tjerë).
Pra, ashtu si pritej, gjermani do të marrë vendin e Frank Lampard në stolin e bluve.
Dhe nesër ai tashmë mund të jetë në stol për ndeshjen kundër Wolverhampton.
Tuchel vjen pas eksperiencës te PSG dhe pikërisht aftësia e tij për të menaxhuar yje dhe super të paguar do të jetë thelbësore edhe te Chelsea.
Largimi i gjermanit nga PSG erdhi për konfliktin që ai pati me drejtorin sportiv Leonardo.