Java e 20-të në Premierligën angleze do të sjell edhe ndeshjen ndërmjet Southamptonit dhe Arsenalit.
Dy skuadrat u takuan ditë më parë në kuadër të FA Cup, me Southamptonin që triumfoi 1:0 përballë “Gunners”.
Në takimin që zhvillohet sonte trajneri i “Topçinjve” do të përballet me mungesën e sulmuesit, Aubameyang.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga klubi londinez. Sulmuesi nga Gaboni do të mungojë për shkaqe familjare.
Vendin e tij pritet ta zë sulmuesi francez, Alexandre Lacazette.
Ballafaqimi ndërmjet Southamptonit dhe Arsenalit fillon nga ora 21:15.