Në Spanjë janë të sigurt: Real Madrid është gati të hidhet në sulm për Kylian Mbappe.
Mundo Deportivo ka shpjeguar strategjinë e klubit spanjoll: në operacionin 160 milionë eurosh mund të përfshihet kartoni i Vinicius jr, që vlerësohet rreth 60.
Një zgjidhje që pëlqehet shumë nga PSG dhe Leonardo, duke parë se braziliani është një lojtar “gati” dhe mund të formojë një dyshe të bukur me Neymar.
Los Blancos nuk kanë ndërmend të bëjnë një ofertë më të lartë, sepse e konsiderojnë atë shifër “të përshtatshme” për merkaton aktuale dhe krizën e krijuar nga pandemia.