Shkëndija e Tetovës barazon në miqësoren e parë në tokën turke.
Në testin përgatitor ndaj skuadrës ukrainase të Zorya Luhansk skuadër që këtë sezon mori pjesë në grupet e Europa League, formacioni i drejtuar nga Ernest Gjoka tregoi personalitet duke e mbyllur ndeshjen në një barazim 1-1.
Ishin kuqezinjtë tetovarë që kaluan të parët në avantazh me sulmuesin Lupçe Doriev i cili shfrytëzoi asistin e Besart Ibraimit i cili i rikuperoi topin mbrojtësit të fundit të skuadrës ukrainase, por Zorya Luhansk barazoi brenda fraksionit të parë dhe me këtë rezultat u mbyll e gjithë sfida.
Barazim pa gola për Arbërinë, me skuadrën e Superligës kosovare që mori një rezultat pozitiv ndaj ukrainasve të Minaj.