Skuadra e AS Roma mund të bëhet me super trajner gjatë këtyre ditëve.
E ardhmja e Paulo Fonseca-s është e pasigurt, sipas raporteve të shumta në Itali, dhe Massimiliano Allegri është përmendur si zëvendësuesi i tij i mundshëm.
‘Corriere’ pretendon se Allegri ka filluar të interesohet për t’i marrë shërbimet e Romës.
Ish-trajneri i Juventusit ishte duke pritur një ofertë nga Premierliga, nga klubi i Chelseat – por këta të fundit janë afër zyrtarizmit të trajnerit gjerman, Thomas Tuchel.
Roma gjatë këtij sezoni ka grumbulluar 37 pikë në 19 ndeshje.