Fantastik Emir Sahiti. Futbollisti i Shpresave, që aktivizohet në kampionatin kroat me skuadrën e Sibenik, ka arritur të realizojë dopietë në pjesën e parë në përballjen ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku militojnë një numër i konsiderueshëm lojtarësh shqiptarë.
Sahiti zhbllokoi fillimisht sfidën në minutën e 27-të, duke kaluar në avantazh Sibenikun në transfertë, ndërkohë që në të 44-tën, ngriti shifrat në 0-2. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Çokaj është aktivizuar titullar te Lokomotiva, ndërkohë që Kallaku dhe Maliqi ngrohin stolin.
Në 16 ndeshje të zhvilluara, Lokomotiva e Zagrebit ka arritur tëm sigurojë vetëm 12 pikë, duke u pozicionuar në vendin e fundit. Ndërkohë Shibeniku, me fitoren e sotme do të ngjitej në kuotën e 16 pikëve.