Detaje nga kontrata që Tuchel pritet të nënshkruajë me Chelsean

Futboll

Detaje nga kontrata që Tuchel pritet të nënshkruajë me Chelsean

Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:34
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel po udhëton për në Londër për të përfunduar emërimin e tij si trajner i ri i Chelseat.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain do të zëvendësojë Frank Lampardin në “Stamford Bridge” dhe shpreson që gjithçka të përfundojë në kohë që të jetë në gjendje të marrë drejtimin e skuadrës së tij të re kundër Wolves të Mërkurën.

Tuchel do të nënshkruajë një kontratë 18-mujore, me opsionin për një vit tjetër, dhe i rikthehet menaxhimit vetëm një muaj pas largimit të tij nga PSG.

47-vjeçarit do t'i kërkohet të regjistrojë një test negativ për Covid-19 për të qenë në gjendje të hyjë në skuadrën e Chelseat, dhe më pas do të lejohet të drejtojë seanca stërvitore dhe të marrë drejtimin e ndeshjeve.

Fillimisht, gjermani do të nënshkruajë një kontratë 18-mujore por ekziston mundësia për të zgjatur marrëveshjen për një sezon të mëtejshëm, nëse të dy palët janë të kënaqur me marrëveshjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat