Kush më shumë e kush me pak dha kontribut në vitet e 90-ta (1991-1999) për të mbajtur gjallë sportin e Kosovës.
Ishin vitet më të errëta, pushtuesi serb përdori tortura të llojllojshme kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Muharrem Sahiti i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë prej sulmuesve më të mirë të viteve të 90-ta, duke luajtur një periudhë të asaj kohe për klubin më të trofeshëm Prishtina.
Si çdo sportist tjetër, edhe Sahiti ishte i vendosur deri në pikën e fundit, që të luftojnë në fusha të improvizuara në garat e Kampionatit të Republikës dhe në anën tjetër, së bashku me mijëra sportistë shqiptarë, iu kundërvu agresorit serb.
Ai, sot është ndihmëstrajner në Kombëtaren A të Kosovës dhe kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës.
Sahiti si çdo sportist tjetër, veprimtar e donator sportiv, gjyqtarë e delegat, ndihet krenar që i takoi periudhës më të vështirë por edhe të lavdishme, ku luftohej për mbijetesë si popull, për sportin në përgjithësi.