Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, i cili luan për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, sonte realizon një gol të bukur, të stilit të ish futbollistit brazilian Ronaldinho.
Bardhi u kthye në formacionin startues të Levantes në ndeshjen e Copa del Rey kundër Valladolidit dhe menjëherë rezultoi edhe me gol, atë me një gol të bukur, në stilin e legjendarit Ronaldinho.
Pikërisht asi brazilian në karrierën e tij dinte të befasonte lojtarët në barrikadën e rivalit, në të njëjtën mënyrë në disa raste.
Bardhi barazon rezultatin (1:1) me një goditje të shkëlqyeshme nga gjuajtja e lirë (18-19 metra) në minutën e 23-të. Levante ka shënuar fitore me rezultat 4:2 në konak të Valladolidit dhe kualifikohen në çerekfinale.
Për Levanten shënuan Bardhi (23'), Malsa (45'), Coke (59'), Morales (80'-nga penalltia) dhe për Valladolidin Toni (13') e Weissman (65'). Bardhi u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 55-të.