Lideri i Serie A, Milani, mposhtet me rezultat 2:1 në çastet e fundit nga rivali i përbetuar dhe i përjetshëm Interi.
Në minutën e 90+8, Christian Eriksen, shokon Milanin.
Dy skuadra të të njëjtit qytet, që luajnë në një stadium “San Siro”, treguan angazhim dhe lojë shumë të mirë, por zikaltrit ia dolën të avancojnë tutje përkatësisht në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Në minutën e 31-të, Ibrahimoviç kalon në epërsi Milanin pas asistimit të Meites.
Në minutën e 58-të, Zlatan Ibrahimoviç, u ndëshkuan me karton të kuq pas dy të verdhëve, pas ndërhyrjes nga prapa ndaj futbollistit Kolarov.
Zikaltrit me epërsi numerike në fushë arritën që të barazojnë rezultatin në minutën e 71-të.
Futbollisti Romelu Lukaku u tregua i saktë nga penalltia, 1:1. Në minutën e 90+8, Christian Eriksen shënon dhe kualifikon zikaltrit. Eriksen realizon supergol nga goditja e dënimit rreth 20 metra! Danezi e dërgon topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Tatarushanu.