Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, ka thënë se ekipi që ai luan ishte është më i fortë se Milani, pasi fitoren në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Ishte një “Derby della Madonnina” dramatik, me gola, karton të kuq, luftime dhe madje edhe gjyqtari u dëmtuar dhe e la ndeshjen më herët.
“Milani është një ekip i fortë, por ne e vërtetuam se jemi në nivelin e tyre. Në fakt, ne vërtetuam se jemi më të fortë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

Inter në fund fitoi 2-1 në pas me një gjuajtje të lirë të gjuajtur bukur nga Christian Eriksen, por Milani kishte mbetur me 10 lojtar që nga minuta e 58 pas largimit të Ibrahimovic.
Barella foli edhe për zënkën mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut.
“Këto gjëra ndodhin në fushë. E gjitha ndryshon sapo të shkojmë në dhomën e zhveshjes”, deklaroi ai.