Një tjetër derbi “Madoninna” ndërmjet Interit dhe Milanit do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Kupën e Italisë dhe të dy trajnerët, si Antonio Conte ashtu edhe Stefano Pioli kanë bërë disa ndryshime në formacione.
Këto janë formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Alexis Sanchez
Milan: Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Meite; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic