Juventusi dhe Marseille arrijnë marrëveshje shkëmbimi

Futboll

Juventusi dhe Marseille arrijnë marrëveshje shkëmbimi

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:17
Anësori francez, 20-vjeçar

Juventusi dhe Olympique Marseille kanë arritur marrëveshje shkëmbimi për Franco Tongya dhe Marley Ake.

Sulmuesi i Marseille Ake është i gatshëm t’i bashkohet kampionit italian, pasi sipas Fabrizio Romanos nga Sky Sport palët janë duke e formalizuar marrëveshjen e shkëmbimit.

Anësori francez, 20-vjeçar, pritet t’i bashkohet ekipit U23 të Juventusit fillimisht.

Ai i ka bërë 26 paraqitje për Marseille deri tani në Ligue 1 dhe katra në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, Tongya, një 18-vjeçar italian, do t’i bashkohet Marseilles.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat