Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse ka ndodhur në futbollin rus.
Sipas mediave ruse, 21-vjeçari Yegor Drobish, anëtar i ekipit Irtysh, u vra kur po kthehej për në shtëpi gjatë mbrëmjes së bashku me një mik.
Siç raportohet, të dy ishin nën ndikimin e alkoolit kur u sulmuan nga persona të panjohur, të cilët ishin të pajisur me thika.
Futbollisti fatkeq vdiq në vend, ngase u godit me thikë në zemër, dhe shoku i tij aktualisht është në reanimacion, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij.
Policia ka filluar një aksion të gjerë për t’i gjetur vrasësit.
Yegor Drobish ka luajtur tre ndeshje për ekipin e parë të klubit rus.