Kampionët e Shqipërisë për moshën U-19, Apolonia mësoi sot kundërshtarin e parë për “Ligën e Kampioneve për të rinjtë (UEFA Youth League).
Në shortin e hedhur sot për raundin e 1/32-ave, fierakët do të sfidojnë kampionët e Hungarisë, Gior. Fierakët presin hungarezët në Shqipëri.
Kompeticioni do të nisë në 2 mars, ndërsa raundi i 1/32-ave do të përfundojë në datën 3 mars.
Një tjetër skuadë shqiptare kampione e të rinjve të Maqedonisë, Shkëndija do të përbalelt në këtë kompeticion me azerët e Gabalas. Kjo sfidë do të luhet në Maqedoni.