Rahoveci synon rikthimin në Ligën e Parë të Kosovës.
Rahovecianët përforcohen me dy lojtarë, me pretendime që të kompletohen në çdo repart dhe të janë më të fortë për pjesën e dytë të garave në Ligën e Dytë të Kosovës.
“Dy super përforcimet të radhës të klubit.
Qendërmbrojtësi Donat Krasniqi i cili vjen nga KF Flamurtari si dhe Nasuf Ibrahimi sulmuesi i krahut, që ka luajtur në disa skuadra si FC Skënderbeu, FC Malisheva etj.”, njofton KF Rahoveci.
Rahovecianët aktualisht renditen në vend të tretë me 32 pikë dhe ngecin për 8 pikë nga lideri Fushë Kosova.