Përballja midis Ibrahimoviç dhe Lukakut u bë virale në mbarë botën, me tifozët që mbanin krahun e njërit ose tjetrit.
Një përballje kokë më kokë me njëri tjetrin, që me shumë mundësi nuk do të ketë pasoja për të dy sulmuesit e dy skuadrave të Milanos.
Gjiganti suedez ka reaguar për herë të parë pas këtij konfrontimi verbal në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter” duke deklaruar se për Ibran nuk ka vend për racizëm:
“Në botën e Ibras nuk ka vend për racizëm. jemi të gjithë të së njëjtës racë, të gjithë njësoj. Jemi të gjithë lojtarë dhe dikush është më i mirë se të tjerët.”, përfundoi postimin Ibrahimoviç.