Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka pranuar t’i zbres kërkesat për pagë në mënyrë që të rinovojë me klubin.
Reprezentuesit e argjentinasit do të takohen me “Neurazzurët” për të diskutuar rinovimin e kontratës.
Sipas Il Corriere dello Sport, marrëveshja e re është për një vit, që do e mbajë deri në qershorin e vitit 2024 me klauzolë të njëjtë, pra 111 milionë euro.
Por, Lautaro thuhet se ka pranuar pagë prej 5 milionë euro, që është me e ulët se kërkesa e lojtarit që ishte 7 milionë euro për sezon.
Barcelona verën e kaluar Martinezit i ofroi dyfishin, por tani skenari ka ndryshuar plotësisht.
23-vjeçari thuhet se është i lumtur në “San Siro” dhe është i hapur për qëndrimin.